• Shqip
  • English
  • Xhelal Hajda nr.:162 21000
  • Rahovec, Kosovë
  • Telefoni
  • +381 (0)29 277 305

Rreth Nesh

Mirë se erdhët te Haxhijaha

Kompania Haxhijaha Sh.P.K. është themeluar në vitin 1989 dhe është kompania e parë dhe lidere në tregun vendor për import dhe eksport të mekanizmave dhe paisjeve bujqësore të të gjitha profileve. Tek ne mund të gjenden të gjitha paisjet bujqësore si për fermerët dhe bujqit e vegjël, të mesëm dhe të medhenjë. Mund të theksohet se kompania jonë është më e kompletuara në tregun vendor sa i përket paisjeve dhe mekanizmave bujqësore pasi ne ofrojmë edhe pjesë rezervë dhe për këto paisje Ne jemi në vazhdimësi të zgjerimit të gamës së produkteve të kësaj linje dhe pretendojmë të jemi sa më afër klienteles sonë dhe të ofrojmë produkte sa më cilësore, në fakt synojmë të jemi “one stop shop” për klientelën tonë në mënyrë që të kursejmë kohën e tyre të vlefshme.

Përveq tjerash, kompania në kuadër të veprimtarisë së vet ka një sukses të madhë edhe me import dhe eksport të baterive të brendeve të njohura botërore si dhe llojeve të ndyshme të baterive si: starter, industrial dhe telekomunikacion. Ofrojmë një gamë shumë të gjerë të gomave për traktorë dhe të gjitha paisjet tjera bujqësore. Edhe me këto produkte, kompania ka arritur të penetrojë shumë mirë në tregun vendor sa që mbulon mbi gjysmën e Kosovës dhe me disa produkte ka arritur të jetë prezente edhe në tregun e Shqipërisë dhe më gjerë. Kompania ka të punësuar rreth 40 punëtor dhe zotëron një portfolio me afërsisht 5,000 artikuj. Kemi partneritet me kompanitë e shteteve të ndryshme, sic janë Italia, Gjermania, Holanda, India, Sllovenia, Kroacia, Polonia etj. Në Rahovec, Kompania Haxhijaha posedon depo me sipërfaqe prej 4,000 m2, nga e cila 1,500 m2 janë nën mbulojë, kurse 400 m2 janë pjesë e ndërtesës administrative. Në mënyrë që të jemi sa më afër klienteles, kompania posedon edhe një pikë të shitjes në Xërxe. Pjesë e fuqisë distribuive janë edhe 5 shitësa ambulantivë që janë prezent anë e mbanë Kosovës ҫdo ditë.

Duke pasur parasysh suksesin nga viti në vit, kompania ka zgjëruar aktivitetin e vet edhe në programin e pompave të ujit ku tanimë zotërojmë një portfolio të kompetuar të këtyre pompave si ato siperfaqësore, zhytëse, zhytëse-rakete si dhe për nxemje qendrore me markën tregtare të mbrojtur dhe të njohur “Aquamax” dhe “Propump”. Kurse me markën tregtare poashtu të mbrojtur “Farmers” ne ofrojmë programin më të kompletuar të kopshtarisë. Tek ne mund të gjeni kositëse më cilësore me kapacitete të ndryshme, ato me rrymë dhe benzin, stërpikëse me bateri dhe pa bateri të kapacitete të ndyshme si dhe artikuj të ndyshëm që do të bëjnë kopshtin tuaj të duket sikur asnjëherë më parë. së fundmi ne kemi filluar edhe me ofrimin e shitjes si dhe instalimin e sistemit kundër breshërit të cilësisë Italiane. Ne lidhje me këtë ne ofrojmë edhe këshillime profesionale në mënyrë që investitorët të jenë të kënaqur si në aspektin kualitativ ashtu edhe në aspekt financiar.

Misioni

Kompania Haxhijaha falë eksperiencës disa vjeqare, brenda veprimtarisë ka bëre mision të tij ofrimin e produkteve me gamë të gjerë dhe cilësore për cdo kategori të klientëve dhe ku parimi kryesor në afarizëm është plotësimi i kërkesave dhe nevojave të klientëve në mënyre që të ndërtohet relacion dhe bashkëpunim afatgjatë

Vizioni

Vizioni i Komanise Haxhijaha është të jetë adresa e parë për përzgjedhje të produkteve të cilat i ofron dhe të plotësoj cdo kërkesë të klientit duke zgjeruar gamën e produkteve brenda veprimtarisë së saj afariste.

Vlerat thelbësore që na udhëheqin në punë:

  • Integriteti
  • Respekti
  • Profesionalizmi
  • Përgjegjësia
  • Përkushtimi
  • Fleksibiliteti
  • Lojaliteti
0
Artikuj
0
Kanalet e Distribuimit
0
Klientët e Knaqur
0
Klientet- Per shitje